-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperaturat deri në 31 gradë, si pritet të jetë moti në fundjavë?

Kryesoret

E premtja ka nisur me kthjellime por pasditja pritet të sjellë vranësira dhe reshje shiu në disa zona të vendit. Meteorologët theksojnë se fundjava do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Nuk priten reshje shiu ndërsa sa i përket temperaturave, do të arrijnë deri në 31 gradë.

“Dita e sotme, edhe pse ka nisur me mot të kthjellët, parashikohet që vranësirat të jenë prezente sidomos pas mesditës, duke sjellë momente me pika shiu në zonat qendrore. Për sa i përket jugut dhe juglindjes, do të ketë vranësira më të shpeshta, reshje të pakta si dhe rrebeshe në zonat juglindore. Sot temperaturat e ajrit kanë pasur një rritje të ajrit në orët e para të mëngjesit duke bërë që edhe në zonat malore, termometri të shënojë 13-14 gradë. Maksimalet nuk sjellin shumë ndryshim.

Ka pasur 1 gradë rënie krahasuar me dje.  Për sa i përket fundjavës, do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, paraditja do të jetë me diell ndërsa pjesa e dytë e ditës me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Nuk pritet që të ketë reshje. Parashikohet që fundjava të regjistrojë temperatura 31 apo 31 gradë në rang territori. Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të jetë nën ndikimin e motit të qëndrueshëm jo vetëm ditën e sotme por edhe gjatë fundjavës ku kthjellimet do të jenë dominante.

Do të ketë herë pas here vranësira por nuk priten reshje. Kosova do të regjistrojë temperatura deri në 28 gradë. Në Maqedoninë e Veriut temperaturat parashikohen që të arrijnë deri në 31 gradë Celsius.”, thonë meteorologët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit