-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ish-burri e qëlloi me 2 plumba në kokë, Klodiana nënë e dy fëmijëve minorenë

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është shënuar në 20:00 të enjten e 28 shtatorit në provincën Casterlfiorentino të Firences në Itali, ku një grua shqiptare është vrarë në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna. Mediat italiane bëjnë me dije se bëhet fjalë për 35-vjeçaren Klodiana Vefa.

Ishin banorët e zonës të cilët pasi dëgjuan krismat e armëve, kanë njoftuar policinë. Edhe pse mjekët e ndihmës së shpejtë mbërritën shpejt në vendngjarje ata nuk mund të bënin asgjë pasi e reja shqiptare kishte ndërruar jetë.

Vrasja e 35-vjeçares shqiptare në Itali, në kërkim burri i saj me të cilin po ndahej

Sipas të dhënave të para Klodiana Vefa është pritur në rrugë nga një person (burrë), i cili ka nxjerrë pistoletën dhe ka vrarë 35-vjeçaren me plumb në kokë.

Klodiana Vefa nuk ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshorti, gjithashtu shqiptar, por së fundmi mes çiftit kishte pasur mosmarrëveshje dhe duket se burri nuk jetonte më në të njëjtën shtëpi. Klodiana Vefa punonte si kamariere në një piceri dhe ishte integruar në komunitetin e Castelfiorentino.

Policia ka nisur të marrë dëshmitë e para ndër ta dhe të dy fëmijëve të viktimës, një djali 17 dhe një vajze 14 vjeçare. Njëri prej tyre ka treguar se mes të ëmës së tij dhe të atit në të kaluarën ka pasur dhe konflikte.

EMRI/ Plumb kokës, 35-vjeçarja shqiptare vritet në mes të rrugës në Itali, lë pas dy jetimë

Policia ka ngritur pika kontrolli për arrestimin e autorit, ndërsa po kontrollohen dhe banesat e braktisura por ende nuk është rënë në gjurmët e autorit. Policia italiane është në kërkim të ish bashkëshortit të Klodianës.

Burri është identifikuar nga mediat italiane, si Alfred. Tashmë kanë nisur kontrollet dhe dyshohet se ai mund të jetë në zonën mes Sienës dhe Firenze. Klodiana Vefa është nënë e dy fëmijëve, e një djali 17-vjeçar dhe një vajze 14-vjeçare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit