-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrau tre shqiptarë, vihet në pranga serbi në Kosovë

Kryesoret

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë.

PSRK njofton se pas një pune intensive hetimore e policisë është arrestuar serbi i dyshuari me inicialet M.P. se ka kryer veprën penale ‘’Krimi i luftës kundër popullsisë civile’’.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘’Hoqa Mahall’’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre (3) personave civil të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, bën të ditur Prokuroria.

Me urdhër të prokurorit të çështje, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për tu dërguar tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit