Policia e Vlorës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë po kryejnë kontrolle në hyrje të qytetit bregdetar me në fokus automjetet me xhama të zinj.
Po ashtu mësohet se kontrollet po kryhen edhe për persona të dyshimtë apo edhe që lëvizin me armë.
Deri më tani nuk ka ende informacione për të shoqëruar apo të ndaluar.