-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Jemi të shqetësuar për mobilizimin ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën

Kryesoret

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier u shpreh sot se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën.

Kosova kërkon ndihmën e SHBA-së për t’i bërë ballë Serbisë

Jeffrey Hovenier ka shpërndarë njoftimin e Shtëpisë së Bardhë për telefonatën që Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan ka realizuar mbrëmë me Kryeministrin Albin Kurti duke bërë thirrje për uljen e tensioneve.

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

“Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të dy palët, e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që të arrihet stabiliteti”, ka shkruar Hovenier.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit