-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA shigjetoi Serbinë, por Rama drejton gishtin nga Kurti: Ulni tensionet

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale në mesnatë thotë se i bashkohet thirrjes së SHBA për uljen e tensioneve në kufirin me Kosovës dhe Serbisë.

Shqipëria i bashkohet thirrjes së Qeverisë së SHBA-së për deeskalim të menjëhershëm në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

I bëj thirrje lidershipit të Kosovës dhe Serbisë që të veprojnë me përgjegjësi dhe maturi. Shqipëria është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës” shkruan ai.

Këshilli për Sigurinë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby, shprehu shqetësimin e Uashingtonit për “dislokimin e madh” të trupave të Serbisë përgjatë kufirit me Kosovën.

Por kreu i qeverisë shqiptare edhe pse thotë se i bashkohet thirrjes së SHBA-së, nuk përmend vendosjen e trupave serbe në kufi, por u bën thirrje dy palëve për deeskalim të menjëhershëm në kufiri.

Në fakt Prishtina nuk ka krijuar deri tani as tensione dhe as nuk ka shtuar forcat në kufi, por sipas SHBA-së është Serbia që po e bën diçka të tillë. Megjithatë Rama i barazon të dyja.

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit