Është përcjellë në banesën e fundit 50-vjeçarja shqiptare e cila humbi jetën në vendin e punës në Greqi.
Anna u varros këtë të dielë në Kishën e Shenjtë të Agios Charalambous Evinochori në Etoloakarnania ku miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën mes lotësh dhe dhimbjes.
Ngjarja e rëndë ku i mori jetën u regjistrua të premten e 29 shtatorit ku së bashku me vajzën e saj 18-vjeçare kishin shkuar për të pastruar në një dyqan mishi.
Teksa po pastronin një nga makineritë e mishit e ka kapur nga flokët dhe ë pas ka nisur ta copëtoi. Vajza ka dëgjuar britmat dhe nuk ka mundur të bëjë asgjë për të ëmën përveç se të dilte e të kërkonte ndihmë.
Por ndihma e kërkuar nuk dha rezultat pasi 50-vjeçarja humbi jetën tragjikisht. Mësohet se vajza është në gjendje të rëndë psikologjike pasi ka parë momente tmerri të cilat i morën jetën nënës së saj.
Sipas informacioneve, 50-vjeçarja punonte prej një muaji ne dyqanin e mishit ku shkonte nga e hëna në të premte.
Ajo dy vitesh jetonte në këtë zonë me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin e saj 10-vjeçar.
Shqiptarja ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe kishte në për një të re më të mirë.