-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grirësja e mishit i mori jetën, përcillet në banesën e fundit 50-vjeçarja shqiptare

Kryesoret

Është përcjellë në banesën e fundit 50-vjeçarja shqiptare e cila humbi jetën në vendin e punës në Greqi.

Anna u varros këtë të dielë në Kishën e Shenjtë të Agios Charalambous Evinochori në Etoloakarnania ku miq dhe të afërm i dhanë lamtumirën mes lotësh dhe dhimbjes.

Ngjarja e rëndë ku i mori jetën u regjistrua të premten e 29 shtatorit ku së bashku me vajzën e saj 18-vjeçare kishin shkuar për të pastruar në një dyqan mishi.

Teksa po pastronin një nga makineritë e mishit e ka kapur nga flokët dhe ë pas ka nisur ta copëtoi. Vajza ka dëgjuar britmat dhe nuk ka mundur të bëjë asgjë për të ëmën përveç se të dilte e të kërkonte ndihmë.

Por ndihma e kërkuar nuk dha rezultat pasi 50-vjeçarja humbi jetën tragjikisht. Mësohet se vajza është në gjendje të rëndë psikologjike pasi ka parë momente tmerri të cilat i morën jetën nënës së saj.

Sipas informacioneve, 50-vjeçarja punonte prej një muaji ne dyqanin e mishit ku shkonte nga e hëna në të premte.

Ajo dy vitesh jetonte në këtë zonë me dy fëmijët e saj, vajzën 18-vjeçare dhe djalin e saj 10-vjeçar.

Shqiptarja ishte divorcuar nga bashkëshorti dhe kishte në për një të re më të mirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit