Një 44-vjeçare me inicialet S. R., banuese në Përmet, është arrestuar. Mësohet se Gjykata e Gjirokastrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi”.
44-vjeçarja dyshohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në polici.
Gjithashtu, dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.