Një episod aspak i këndshëm është regjistruar ditën e sotme gjatë një ndeshje të Ligës së Tretë në Kosovës.
Po luhej përballja mes Istogu 03-Arbanasi ku një insistim nga skuadra mysafire për penallti solli që lojtarët të sulmonin arbitrin.
Penalltia po kërkohej me arsyetimin në fushë kishte hyrë një futbollist i skuadrës vendase pa urdhërin e gjyqtarit.
Rezultati 3-2 për Istogun 03 solli që minutat në fund të ishin të tensionuara dhe të plaste dhuna.
Lojtarët e Arbanasit sulmuan arbitrin që s’kishte bërë asnjë gabim në gjykim, Diamant Hotin.
Policia u detyrua të ndërhynte për të qetësuar situatën dhe e ka arrestuar futbollistin që grushtoi gjyqtarin.
Pavarësisht sulmit, Hoti nuk u ndal dhe nxori kartonët e kuq për lojtarët e Arbanasit që e sulmonin atë në të gjitha mënyrat.
VIDEO E SHERRIT E GJENI KËTU.