Ngjarja e rëndë në Korçë. Pasditen e sotme rreth orës 15:55 në fshatin Pulahë në hangarin e banesës është gjetur e vdekur nga familjarët e saj E. A. rreth 31-vjeçe.
Nga këqyrja e jashtme e trupit, policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet për vetëvrasje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.