-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nis viti i ri akademik! Studentët e mjekësisë paralajmërojnë protesta

Kryesoret

Sot nis viti i ri akademik me rreth 20 mijë studentë do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve.

Ndërkohë, studentët e mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit arsimor si edhe protesta sepse kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve.

Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë 3 vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit.

Nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.

Ky është viti i dytë radhazi që për studentët që kanë zgjedhur degët prioritare të vendosura nga qeveria, do të marrin bursë sa paga minimale 40 mijë lekë.

Janë rreth 120 mijë studentë në total këtë vit akademik, përfshirë këtu studimet bachelor dhe ato master.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit