-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi në veri, flasin avokatët serbë: Radojçiç do të duhet të përgjigjet për vrasje dhe terrorizëm

Kryesoret

Në lidhje me situatën në veri dhe pranimin nga ish0nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiç për organizimin e sulmit ndaj policisë kanë reaguar avokatët në Serbi.

Sipas tyre Radojiçiç nuk do të ketë një rrugë të lehtë përpara, pasi ata besojnë se edhe nëse presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të provojë të ndërmjetësojë për pranimin e fajësisë me prokurorinë, kjo mund të mos pranohet nga bashkësia ndërkombëtare.

Sipas avokatit Ivan Niniç para se prokurori të fillojë të hetojë Radoiçiçin duket se fillimisht duhet të sigurojë nëse presidenti Vuçiç do të respektojë Kushtetutën e Serbisë apo Marrëveshjen e Brukselit.

“Nëse ende e konsiderojmë Kosovën pjesë të territorit tonë, atëherë veprimet prokuroriale në procedurën parapenale duhet të mbulojnë një gamë shumë më të gjerë sesa armëmbajtja pa leje,” tha Niniç për “Danas“.

Ai shtoi se nëse qëndrimi i shtetit serb dhe i prokurorisë është se Marrëveshja e Brukselit është mbi Kushtetutën e Serbisë dhe se ata nuk kanë juridiksion në territorin e Kosovës, atëherë Radojiçiç mund të akuzohet vetëm për armëmbajtje.

Ndërsa avokati Çedomir Stojkoviçi u shpreh se sipas Kodit Penal të Serbisë ky lloj organizimi i formacionit paraushtarak me armatim të rëndë konsiderohet terrorizëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit