Një 56-vjeçar me detyrë përgjegjës i policisë bashkiake në Konispol është arrestuar pasi duke shpërdoruar detyrën e tij shmangte kontrollet në biznesin e tij.
Gjatë kontrolleve, në një subjekt tregtar që ushtronte aktivitetin brenda perimetrit të sigurisë së një shkolle të mesme, në Konispol, është konstatuar se pronari i këtij subjekti shiste mallra të kontrabanduara, një pjesë e madhe e të cilave përbënin rrezik për shëndetin e nxënësve dhe të qytetarëve të tjerë sepse iu kishte kaluar afati i konsumimit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte të ndryshme ushqimore të kontrabanduara dhe të skaduara.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës, për veprime të mëtejshme.