Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Venecia të Italisë ku një autobus ka rënë nga mbikalimi në Metres.
Sipas mediave italiane autobusi fluturoi rreth 10 metra duke përfunduar poshtë pranë shinave të trenit.
Pas përplasjes autobusi është përfshirë nga flakët ç’ka ka sjellë vdekjen e mbi 15 personave.
Disa nga viktimat e para të gjetura me sa duket janë djegura për vdekje.
Aksident i rëndë, autobusi bie nga mbikalimi, mbi 15 viktima
Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit. Autobusi ka depërtuar rrethojën e mbikalimit të Vempës dhe ka rënë në zbrazëtinë pranë shinave.
Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë.
Sipas asaj që mësojmë, autobusi i aksidentuar, i cili lëvizte me metan, ka marrë flakë menjëherë pas përplasjes.
Zjarrfikësit janë ende në përpjekje për të shuar zjarrin.
Numri i përkohshëm i aksidentit me autobusin e rrëzuar është të paktën 15 të vdekur mes tyre edhe fëmijë.
Sipas asaj që mësojmë, janë nxjerrë rreth dhjetë trupa. Kishte edhe rreth dyzet të plagosur