Një tragjedi ka tronditur mbrëmjen e sotme Italinë ku pas rënies së një autobusi nga mbikalimi i Mestre kanë humbur jetën 21 persona dhe janë plagosur 40 të tjerë.
Mësohet se mes viktimave janë edhe dy fëmijë. Një tjetër detaj tronditës i zbardhur nga mediat italiane është se viktimat kanë humbur jetën nga flakët të cilat përfshinë autobusin duke i djegur për së gjalli.
Tragjike, rritet numri i viktimave në Itali, 21 të vdekur dhe 40 të plagosur
Gjithashtu raportohet se numri i viktimave është i përkohshëm pasi çdo moment që kalon raportohet për viktima të tjera.
Linja hekurudhore mes Mestres dhe Venecias u pezullua për shkak të aksidentit. Autobusi ka depërtuar rrethojën e mbikalimit të Vempës dhe ka rënë në zbrazëtinë pranë shinave.
Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë.