-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla për “The Guardian”: Duhen veprime të qarta nga BE-ja kundër Serbisë

Kryesoret

Prestigjiozja “The Guardian” ka zhvilluar një intervistë me Ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ku i ka dedikuar një artikull të veçantë.Artikulli nis me fjalën e Gëvallës e cila është shprehur se asgjë nuk mund të mbetet ashtu siç ka qenë

Ministrja u bëri thirrje kryeqyteteve perëndimore që të ndërmarrin veprime kundër Serbisë.

“Ajo që ndodhi të dielën, më 24 shtator 2023, ishte një akt i hapur agresioni i Serbisë ndaj Republikës së Kosovës”, ka thënë Gërvalla në një deklaratë për Guardian.

“Kjo është dëshmuar edhe në ditët e fundit me një mori dëshmish”, tha ajo, duke shtuar se institucionet e përditshme të Kosovës po zbulojnë më shumë armë dhe pajisje ushtarake në vende të ndryshme të pjesës veriore të Kosovës, përgjatë kufirit me Serbinë.

Gërvalla akuzoi Serbinë se qëndron pas sulmit terrorist dhe tha se nuk ka dy anë në këtë përshkallëzim që është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por edhe për gjithë rajonin.

“Qëllimi i këtij agresioni ishte pushtimi i veriut të Kosovës dhe imponimi i ndarjes, për të cilin qeveritarët e Serbisë kanë punuar vazhdimisht, haptas dhe në fshehtësi, me vite të tëra”, tha ajo.

“Tani asgjë nuk mund të mbetet ashtu siç ka qenë…Duhet të shohim veprime të qarta nga BE-ja dhe perëndimi kundër Serbisë…Është e pakuptueshme se si Kosova ende sanksionohet nga BE-ja për zbatimin e sundimit të ligjit, ndërkohë që Serbia po tolerohet në agresionin e saj të stilit të Donbasit kundër një fqinji sovran,” shtoi ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit