-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte vajzë?! Dyshohet se grabiti në shtëpinë e Ministres në Kosovë, arrestohet 33-vjeçarja

Kryesoret

Të dielën dyshohet se është kryer vjedhje në shtëpinë e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, Rozeta Hajdarit.

Vetë Hajdari kishte raportuar të hënën në polici për ngjarjen. Lidhur me rastin zëdhënësja e policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se është arrestuar një 33-vjeçare me inicialet N.K.

“Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarën: N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës,” deklaroi Ahmeti

Ajo shtoi se e dyshuara me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në paraburgim.

“Ndërkohë, hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin,” tha Ahmeti./Telegrafi

Grabitet shtëpia e Ministres në Kosovë, zyrtarja përballet me hajdutin

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit