-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryediplomatja gjermane nga Kievi-Serbisë: Tërhiqni trupat

Kryesoret

Ndërsa Gjermania zyrtare po vëzhgon situatën dhe bën thirrje për shpërshkallëzim, deputetë të kaolicionit të saj kërkojnë shtimin e trupave.

Mininstria e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Analena Baerbock, sërish bëri thirrje nga Kievi, që Serbia të reduktojë trupat në kufi me Kosovën.

Baerbock tha nga Kievi i Ukrainës, se nuk duhet të ketë “tensione të tjera midis Serbisë dhe Kosovës.” Zvogëlimi i numrit të ushtarëve serbë në kufi është “apeli urgjent këtu sot nga takimi ynë i përbashkët në Kiev”, tha ministrja një ditë pas vajtjes në Prishtinë të të ngarkuarit të saj për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Por Gjermania ende nuk e ka vendosur nëse do ketë rritje të kontingjentit gjerman të KFOR-it. Një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes i tha të hënën DW:  “Jemi duke e monitoruar nga afër situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë kosovare dhe aleatët tanë të NATO-s për hapat e mëtejshëm të mundshëm. Është e rëndësishme t’i peshojmë të gjitha argumentet.”

Më parë, për shkak të situatës së tensionuar në Kosovë, përfaqësues të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së janë shprehur për forcimin e  forcës paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe po sugjerojnë dërgimin e forcave shtesë të Bundeswehr-it.

“Gjermania, duke u konsultuar me aleatët e saj, duhet të shqyrtojë së shpejti nëse mandati i KFOR-it po përmbushet plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë,” tha politikani i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, kryetar i Komitetit për BE në Bundestag, për revistën “Spiegel”.

Kolegu i grupit parlamentar të Hofreiterit, Philip Krämer , tha se Gjermania duhet të shqyrtojë gjithashtu shkallën në të cilën forcat shtesë të Bundeswehr-it mund të vihen në dispozicion brenda kornizës së mandatit aktual./DW

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit