-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prishtina: Po presim vendimin e gjykatës për fletë-arrest ndaj Radojiçiçit

Kryesoret

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë për të kërkuar zyrtarisht fletë-arrest ndërkombëtar ndaj terroristit Milan Radojiçiç. Sa të merret një vendim i tillë, ajo ka thënë se ministria që ajo drejton do të veprojë pa vonesa.

Në një prononcim për Ekonomia Online, Haxhiu ka thënë se Kosova është e vendosur ta kërkojë nga Serbia dorëzimin e Radojiçiqit, megjithëse e sheh këtë mjaft sfiduese sepse “vetë Serbia e ka dirigjuar sulmin terrorist”. Ajo ka kërkuar edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtar për të hetuar bazat ushtarake serbe ku janë trajnuar sulmuesit, ndërsa ka pohuar se institucionet vendëse po bëjnë maksimumin për identifikimin e sulmuesve dhe gjykimin e tyre në Kosovë.

“Që nga momenti kur ka ndodhur sulmi terrorist, institucionet e Kosovës, në këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia, Prokuroria dhe Gjykatat janë duke punuar për zbardhjen e plotë të rastit. Ministri i Punëve të Brendshme dhe drejtori i Policisë, për hir të transparencës, kanë mbajtur konferenca, ku në hollësi kanë shpjeguar se si ka ndodhur sulmi dhe ku janë ndodhur terroristët.

Sa i përket procesit gjyqësor, sigurisht që ende nuk ka filluar. Mirëpo, janë ndërmarrë masa paraprake për trajtimin e terroristëve. Disa prej tyre tani janë në paraburgim për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera terroriste” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit