-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shkarkim për udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA?

Kryesoret

Udhëheqësi i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, Kevin McCarthy është duke luftuar për jetën e tij politike pasi një rebel i krahut të djathtë Matt Gaetz, e ka nisur një mocion për shkarkimin e tij.

Tensionet mes dy republikanëve janë përkeqësuar përgjatë fundjavës, pasi McCarthy e ka miratuar një projektligj me ndihmën e demokratëve për t’i financuar agjencitë qeveritare.

Deri më tani, askush në historinë amerikane në këtë pozitë, nuk është shkarkuar përmes një mocioni të tillë.

Udhëheqësia tani i ka dy ditë për ta vënë masën për votim, ndonëse mund të nisen procedura tjera për ta penguar procesin.

Pozita e udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve është e dyta në linjë për pozitën e presidentit, pas pozitës së nënpresidentit.

Ai, apo ajo që e udhëheq këtë trup të Kongresit, i kontrollon punët e komiteteve dhe mund ta bëjë ose zhbëjë agjendën e Shtëpisë së Bardhë.

Në marrëveshjen e arritur të shtunën, e cila e ka shmangur mbylljen e Qeverisë amerikane, nuk është përfshirë ndihma ushtarake për Ukrainën në vlerë të gjashtë miliardë dollarëve, sepse Gazetz, prej Floridas, dhe disa ultrakonservatorë tjerë, kanë insistuar se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar shumë mjete në këtë luftë të nisur nga Rusia.

Nëse shkarkohet McCarthy, një listë e re duhet të bëhet publike dhe personi që ngjitet në krye do ta marrë atë pozitë deri në zgjedhjet e ardhshme për Kongres.

Për ta shkarkuar atë nga pozita nevojitet një shumicë e thjeshtë, mirëpo deri më tani pak republikanë kanë thënë se kanë gatishmëri për të bërë diçka të tillë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit