Mbrëmjen e sotme është regjistruar një konflikt në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.
Mësohet se në këtë konflikt janë përfshirë disa persona ndërsa dyshohet se shkak i debatit ka qenë për motive të dobëta.
Raportohet se pjesë e konfliktit është edhe një punonjës policie i forcave “Shqiponja”.
Ky i fundit gjatë debatit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
Ndërkohë që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.