-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishin nisur drejt një kampingu, viktimat e aksidentit në Itali ishin turistë të huaj

Kryesoret

Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Italinë rreth orës 20:00 ku  një autobus plot me pasagjerë ka rënë nga mbikalimi i Metres dhe ka përfunduar te shinat e trenit.

Për shkak të përplasjes dhe përfshirjes së autobusit nga flakët kanë humbur jetën 21 persona mes tyre edhe dy fëmijë.

Një tjetër detaj tronditës është se viktimat kanë humbur jetën nga flakët duke i djegur për së gjalli.

VIDEO/ Britma, zjarr e tym! Momentet e para pas aksidentit tragjik në Itali

Kryebashkiaku i Venecias Luigi Brugnaro ka thënë për Rai News se autobusi ishte duke transportuar turistë në një kamping dhe në bord kishte shumë të huaj. Ai tregon se kanë gjetur edhe disa dokumente ukrainase.

“Duket se është një autobus i rregullt, por që përdoret për të transportuar turistë në një kamping. Duket se në bord kishte shumë të huaj, duke përfshirë fëmijë. Ne gjetëm disa dokumente ukrainase. Ata po nxjerrin kufomat e fundit Duket se disa u shpëtuan,” tha ai.

Autoriteti Shëndetësor Vendor 3 i Venecias ka aktivizuar protokollin e “urgjencave të mëdha”, i cili përfshin vënien në dispozicion të të gjitha dhomave të urgjencës spitalore dhe thirrjen e personelit përforcues në punë.

FOTO/ Autobusi u “pushtua” nga flakët, viktimat u dogjën për së gjalli

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit