Pas deklaratës së kryeministrit, Edi Rama në një intervistë për “Financial Times” se Kosova nuk është toka e askujt ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike.
Zëdhënësja e PD-së, Mirela Karabina për mes një reagimi është shprehur se Rama duhet që të japë me urgjencë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën.
Karabina shtoi se nga Shqipëria dhe Kosova i kërkohet kryeministrit të japë sqarime për qëndrimet e tij në dëm të Kosovës
“Edi Rama duhet me urgjencë të japë sqarime për qëndrimet e tij për Kosovën,” u shpreh ajo.
“Por fatkeqësisht aleanca e kullave e gjeti gjuhën sot për të pastruar Edi Ramën dhe për ta çliruar atë nga detyrimi për të dhënë llogari për deklarata skandaloze e në dëm të shtetit të Kosovës.
Nga Shqipëria dhe Kosova i kërkohet kryeministrit të japë sqarime për qëndrimet e tij në dëm të Kosovës,ndërsa aleanca e kullave në konferencën e kryetarëve vendos qe ai nuk ka pse të japë sqarime.
Fshehja pas gjoja mocionit me debat, është thjesht një përpjekje për t’i dhënë mundësi Edi Ramës të ikë nga përgjegjësia e tij,” shtoi Karabina.