Një fëmijë është përplasur nga një makinë mesditën e sotme në Krujë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30 në aksin rrugor Fushë Krujë-Kamëz në fshatin Larushk.
Sipas policisë dyshohet se një automjet tip “Benz” në pronësi të personit me inicialet E. B. ka aksidentuar të miturin 12 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit duke e lënë të shtrirë në rrugë pa i ardhur në ndihmë.
I mituri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore nga kalimtarët e rrugës. Grupi hetimor po punon për arrestimin e drejtuesit të makinës dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.