-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hakmarrja e vjetër dhe kodi/ “Spiuni”: “Kinezin” e vrava pa Lekë, ia bëra nderë shefit!

Kryesoret

Artan Tafani, i penduari i krimeve të grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë, ka treguar se vrasjen e Elton Mermalit, të njohur si “Kinezi” e ka kryer së bashku me Lulzim Spahiun alias Arapi, ndërsa urdhrin e kishte marrë nga Laert Haxhiu.

Tafani që u pendua duke “spiunuar” krimet e bandës ka shpjeguar para grupit të hetimit se ekzekutimin e Elton Mermalit e kërkonte Laert Haxhiu, për shkak se Mermali ishte pjese e bandës së Aldo Bares dhe në vitin 1998, ai kishte marrë pjesë në vrasjen e Bledar Haxhiut dhe Artan Sulçes në zonën e “Plasmasit” në Lushnjë.

Sipas bashkëpunëtorit të prokurorisë së Laert Haxhiu i ka kërkuar më insistim që vrasjen e Mermalit ta bëjmë në muajin Tetor, pasi në këtë muaj ishte vrarë nga Mermali dhe kushëriri i Haxhiut në Lushnjë.

Në fakt Bledar Haxhiu dhe Artan Sulçe, janë ekzekutuar mëngjesin e 23 tetorit të vitit 1998, kur po udhëtonin të dy me një automjet tip fuoristradë.

Por tek një kryqëzim tek ish-fabrika e plasmanit, i prisnin Petrit Liçi, Erjon Kashari dhe Elton Mermali të cilët hapën zjarr me kallashnikov duke i lënë të vdekur të dy.

Sipas dosjes hetimore të dënimit të Elton Mermalit, thuhet se pranë dy viktimave afrohen me pistoleta Edjan Xhafaj dhe Dritan Vila që u dhanë plumbin e sigurisë.

Kjo ngjarje e ndodhur 23 vite më parë është bërë shkak që Laert Haxhiu të hakmerret, duke ja kërkuar vrasjen si nder dy killerave të grupit të tij, Lulzim Spahiu dhe Artan Tafani.

Ky i fundit tashmë i penduar, ka pohuar se për këtë vrasje nuk ka marrë asnjë lek dhe se gjithçka e ka kryer për nder ndaj shokut të tij Laert Haxhiu./ Elton Qyno

“Uli kokën, i futa plumbin…”! I ngriti kurth, i penduari: Si e vrava “Kinezin” e Aldo Bares

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit