-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirimi i Radojçiç, Zyra e Kurtit: Manipulimi i stilit Millosheviç nuk do të mashtrojë askënd

Kryesoret

Pas lirimit të organizatorit të sulmit në veri, Milan Radojçiç shefi i stafit të kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi ka reaguar për mes një postimi në llogarinë e tij në “X”.

Në reagimin e tij Dalipi u shpreh se e gjithë ecuria e këtyre ditëve që nga arrestimi e deri te lirimi i Radojçiç është bërë për vëmendjen e mediave.

“Aleksandar Vuçiç dhe Qeveria e Serbisë mbështeti terrorizmin në Kosovën fqinje. Arrestimi dhe lirimi i një terroristi kryesor është vetëm për të marrë vëmendjen e mediave. Manipulimi i tij i stilit Millosheviç/Putin nuk do të mashtrojë askënd. Mbajtja e përgjegjësisë është thelbësore për këtë shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar,” shkroi ai.

Ditën e sotme Gjykata e Lartë në Beograd ka njoftuar se e ka liruar nga paraburgimi ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiç pas marrjes në pyetje ditën e djeshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit