Profesori amerikan, Daniel Serwer ka reaguar sërish në lidhje me sulmin në veri ku ka ritheksuar se ndaj Serbisë duhen të merren masa dhe sanksione ndaj saj.
Serwer ka mbështetur deklaratat e presidentes së Kosovsë, Vjosa Osmani se nëse nuk merren masa Serbisë ajo do t’i përsërisë.
Serwer ka potencuar se ngjarja e 24 shkurtit është një prej veprimeve në listën e gjatë të veprimeve të Serbisë për ta destabilizuar Kosovën dhe thekson se është koha për sanksione serioze.
“Kjo tentativë kryengritjeje është vetëm e fundit në një seri të gjatë përpjekjesh serbe për të destabilizuar situatën në Kosovë. Është koha për të vendosur sanksione serioze”, u shpreh ai.
Serwer ka listuar edhe ato që sipas tij do të ishin penalizime serioze kundër Serbisë.
Sipas tij duhet të pezullohen fluturimet e Air Serbia në SHBA dhe BE, të ngrihen projektet e Bankës Botërore dhe BERZH në Serbi, SHBA-ja dhe BE-ja të pezullojnë financimin e projekteve ekonomike në Serbi (jo projektet për demokratizim).
Ai gjithashtu ka thënë se duhet të ngrihen negociatat me Serbinë për anëtarësim në BE, pezullim i bashkëpunimit ushtarak mes ushtrisë serbe dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe në fund propozon edhe vendosje të sanksioneve të udhëtimit dhe financiare për individët që kanë urdhëruar dhe mbikëqyrur trajnimin e paraushtarakëve.