Një grua e moshuar në Rusi ka jetuar gjithë jetën e saj me një gjilpërë 3 cm të gjatë të ngulur në trurin e saj.
Këtë e zbuluan mjekët gjatë një skanimi CT ku besojnë se gruaja 80-vjeçare ishte viktimë e një vrasjeje nga prindërit e saj.
Sipas mjekëve në kohën e luftës për shkak të urisë prindërit i vrisnin foshnjat duke u ngulur një gjilpërë në kokë ku nuk mund të zbulohej akti i rëndë.
Duke qenë se foshnja nuk ka humbur jetën prindërit kanë pasur frikë t’ia heqim me frikën ese përkeqësohet gjendja e saj.
Dyshohet se kjo teori do të jetë arsyeja e gjilpërës në tru të të moshuarës.
“Raste të tilla në vitet e urisë së madhe nuk ishin të pazakonta. Prindërit e saj ndoshta vendosën ta eutanizojnë pasi lindi, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe 80-vjeçarja që atëherë jeton me një gjilpërë në kokë. Kjo metodë përdorej shpesh për të fshehur provat e krimit,” tha departamenti lokal i mjeksësi.
Mungesa e ushqimit ishte e përhapur në të gjithë Bashkimin Sovjetik gjatë luftës dhe shumë njerëz jetonin në varfëri ekstreme.
“Gjilpëra depërtoi në lobin parietal të saj të majtë, por nuk pati efektin e synuar – duke rezultuar në mbijetesën e vajzës”, thanë mjekët, duke shtuar se pacientja asnjëherë nuk u ankua për dhimbje koke për shkak të lëndimit dhe nuk ishte në asnjë rrezik.
Gjendja e saj monitorohet vazhdimisht nga mjeku.