-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sanksionet ndaj Serbisë, Golob: Nëse është e nevojshme Sllovenia do të bashkohet

Kryesoret

Gjatë samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPS) në Granada të Spanjës kryeministri slloven, Robert Golob ka bërë thirrje për kujdes në vendosjen e sanksioneve të mundshme kundër Serbisë pas pas sulmit në veri.

Sipas Golob nuk është e nevojshme që ato të çojnë në zgjidhje të përhershme, por Sllovenia do t’iu bashkohet sanksioneve nëse ka një qëndrim të unifikuar për këtë në BE.

“Por unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, konsistent dhe këmbëngulës”, theksoi ai.

“Unë nuk besoj se sanksionet në vetvete mund të çojnë në një zgjidhje të përhershme. Nëse është e nevojshme dhe nëse ka një qëndrim të unifikuar, Sllovenia do të bashkohet. Por ky nuk është domosdoshmërisht hapi i parë dhe i vetëm”, tha ai.

Zgjidhjen e tensioneve ai e sheh në përsëritjen e zgjedhjeve në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Ai u bëri thirrje të gjithëve, përfshirë serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhje për të zgjedhur autoritetet legjitime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit