Autoritet italiane kanë arrestuar një mjek popullor shqiptar pasi akuzohet se ka abuzuar seksual me një të mitur.
Sipas mediave italiane, 44-vjeçari shqiptar është arrestuar në provincën e Brescias.
Denoncimi ka ardhur nga nëna e viktimës e cila mësoi për abuzimin e dyshuar seksual të ndodhur gjatë trajtimeve osteopatike.
Sipas asaj që doli nga hetimet e Karabinierëve, osteopati abuzoi seksualisht me pacientin e tij në të paktën katër raste.
Sakaq, policia po vijon hetimet për zbulimin e rasteve të tjera të mundshme, ndërsa 44-vjeçari shqiptar po mbahet në burg.