Një person është arrestuar në Prizren të Kosovës pasi dyshohet se është ndaluar për kundërvajtje dhe nuk ka zbatuar urdhrin e policisë
Ai i ka kanosur zyrtarët e polisë duke iu thënë “do ta paguani me jetë”. Mësohet se pas intervistimit, personi në fjalë është dërguar në paraburgim.
“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR- Rr. Remzi Ademaj, Prizren 04.10.2023 – 23:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që është ndaluar për kundërvajtje në trafik, nuk ka zbatuar urdhëratë policor e më pas i ka kanosur zyrtarët policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës zyrtare, duke iu thënë: “do ta paguani me jetë”.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje,” njofton policia e Kosovës.