Policia e Tiranës për mes një njoftimi ka bërë të ditur se ditën e sotme rreth orës 17:30 është konstatuar e vetme në rrugë një 42-vjeçare.
Gruaja e humbur me inicialet S. Sh është gjetur në afërsi të Bashkisë Tiranë ndërsa mësohet se është nga Maqedonia e Veriut.
Sipas policisë 42-vjeçarja dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka bërë të ditur se është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1.
Më tej në njoftim policia ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që mund të kenë dijeni për familjarët e saj të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.