-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Procesverbali i Gjykatës së Lartë në Beograd, Radoiçiç-i ka pranuar veprat penale

Kryesoret

Milan Radoiçiç është personi që mori përgjegjësinë për organizimin e sulmeve në veri të Kosovës, ku mbeti i vdekur një polic dhe tre terroristë.

Sipas procesverbalit të seancës, Radoiçiç ka pranuar veprën penale 348-prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve dhe lëndëve shpërthyese, pastaj veprën penale 349-pjesëmarrje në grupin që kryen veprën penale, si dhe veprën penale 288-krim i rëndë kundër sigurisë së përgjithshme (vepër më e rëndë që lidhet me vdekjen e një ose më shumë personave).

Pikërisht për faktin se ai ka pranuar veprat penale për të cilat akuzohet, Gjykata e Lartë në Beograd ka vendosur ta lirojë atë.

Kjo ka shkaktuar reagime të mëdha në shtetin serb, ku avokati Ivan Niniç ka treguar se si drejtësia është selektive.

“Thyejnë banesat e njerëzve në orën 5 të mëngjesit, i arrestojnë për komente në rrjetet sociale dhe i ndalojnë për 30 ditë, për ofendim verbal! Nëse ndonjë qytetar është në të njëjtën situatë si Milan Radoiçiç, ai mund t’i referohet praktikës së re të Gjykatës së Lartë në Beograd,” shkroi avokati serb në platformën X.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit