-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U vra nga burri! Trupi i pajetë i gruas do të prehet në Shqipëri! Ndihmoni dy jetimët

Kryesoret

Trupi i pajetë i Klodiana Vefës, gruas së vrarë në Itali nga ish-bashkëshorti i saj po shqiptar, është nisur për në Shqipëri ku do të prehet me homazhet që do të mbahen ditën e shtunë.

“Sapo mora një telefonatë nga Alessio, djali i Klodianës, duke më njoftuar për nisjen e tij dhe të motrës për në Shqipëri, ku do të bëhet varrimi i Klodianës të shtunën me vullnet të familjes. Solidariteti që është zhvilluar ndaj kësaj familjeje është vërtet i madh” tha kryebashkiaku i Castelfiorentino, Alessio Falorni, raportojnë mediat italiane.

Falorni tha se instuticioni që ai drejton ka hapur një llogari bankare për të mbështetur fëmijët e Klodianës.

“Për momentin ajo që kemi rënë dakord është që kjo llogari rrjedhëse e Bashkisë të vihet në përdorim për të drejtuar çdo donacion, i cili do të vihet në dispozicion të tyre: IT94F0842537790000010299535. Arsyeja duhet të jetë: Klodiana,” tha kryebashkiaku italian.

Klodiana la jetimë dy fëmijë të mitur. Pas vrasjes së saj, ish-bashkëshorti Alfredi, u gjet i vetëvrarë një ditë më pas.

Vrasja e Klodiana Vefës, vajza: I thashë babait se dashuria nuk është me detyrim…

“Jemi shqiptarë, nuk mund ta kuptoni!” Shoqja e Klodiana Vefës: Nuk e denonconte prej fëmijëve

Ish-burri e qëlloi me 2 plumba në kokë, Klodiana nënë e dy fëmijëve minorenë

“Si mund të vrasë njeriu nënën e fëmijëve të tij?” Postimet prekëse për gruan që vrau burri

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit