-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokuan foltoren, 8 deputetë të PD-së përjashtohen për 10 ditë

Kryesoret

Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë 8 deputetët e opozitës të cilët bllokuan një ditë më parë foltoren e Kuvendit.

Bëhet fjalë për deputetët: Zheni Gjergjit; Asllan Dogjanit; Luan Baçi; Gazment Bardhit; Elda Hotit; Albana Vokshit; Bledion Nallbatit dhe Lefter Gështenjës.

Partia Socialiste kishte depozituar më herët në Kuvend një kërkesë për të ndëshkuar me masë disiplinore deputetët e PD-së që bllokuan votimin e rendit të ditës, mbrëmjen e djeshme.

Por çfarë ndodhi? Pas 12 orësh debate, opozita bllokoi vijimin e punimeve pasi u ngit lart në sallën e Parlamentit duke bllokuar uljen në karrige të kryetares së kuvendit dhe ministrave për të vijuar seancën.

Kjo situatë detyroi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të mos e miratojë e rendit të ditës, duke e shtyrë votimin në seancën e radhës.

Arsyeja e kësaj proteste, sipas Gazmend Bardhit, ka të bëjë me faktin se PS nuk ka pranuar ndryshimin e përbërjes së komisionit të Reformës Zgjedhore.

Në këtë komision, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi kërkoi mes të tjerëve largimin e Enkelejd Alibeajt (nga krahu i Lulzim Bashës) si bashkë-kryetar të reformës dhe zëvendësimin e tij me Oerd Bylykbashin, por PS nuk e pranoi.

EMRAT/ Bllokuan foltoren, ja për cilët deputetë të opozitës PS kërkon masë disiplinore

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit