Në Tiranë po zhvillohet ministeriali i Ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit. Pjesë është edhe ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiçi cili nuk pranoi që të ishte pjesë e fotos familjare.
Në fotot e shkrepura nga “LSA” tërheq vëmendjen pritja e ngrohtë e ministrit të Shqipërisë, Igli Hasani për tre shqiptarët Donika Gërvalla, Bujar Osmani dhe Dritan Abazovic dhe qëndrimi ftohtë përballë Daçiç.
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock zhvilloi një takim kokë më kokë me ministrin e Jashtëm serb Ivica Daçiç. Në një prononcim për median para ministerialit ministrja Baerbock shprehu shqetësimin se tensionet Kosovë- Serbi po rrezikojnë procesin e Berlinit dhe i kërkoi Serbisë të tërheqë trupat.