Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për televizionin Sky News.
Kurti është shfaqur i zemëruar me komunitetin ndërkombëtar, pasi sipas tij ata nuk po mbajnë një qëndrim më të ashpër ndaj Serbisë.
Në këtë intervistë ai ka folur edhe për agresionin që ndodhi më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku.
“Ata e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të vegjël të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo aq pak, por njerëz të gjelbër me siguri, që donin të fillonin një luftë dhe të ndanin Kosovën,” tha Kurti në intervistë.