Një plagosje është regjistruar pasditen e sotme në Durrës pas një konflikti mes dy personash.
Ngjarja ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen nr. 13 pas një debati banal i cili ka agravuar në përplasje fizike e deri në përdorimin e armëve të ftohta.
Pas plagosjes me thikë autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmën mjekësore.
Forcat e policisë po krehin zonën për kapjen e autorit.