-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Shteti ynë është i shurdhët

Kryesoret

Prej një viti dita e dielë është i gjen banorët e Bërxullës në rrugë duke protestuar kundër projektit i cili prek banesat e tyre.

Ata kanë kërkuar që shteti të ndalojnë projektin pasi dëmtimi i banesave janë pronat e tyre të vetme dhe të shtrenja.

Edhe ditën e sotme ata kanë dalë në protestë ku kanë shprehur zhgënjimin nga indiferenca e institucioneve.

“Shteti ynë është i shurdhët. Prokuroria fle gjumë edhe SPAK. Kemi një vit që kërkojmë të drejtën tonë legjitime. Shteti duhet t’i thërrasë logjikës së tij. Dalim në protesta sepse prona është e shenjtë.

Si nuk erdhi asnjë deputet as i majtë as i djathtë. Kjo është një masakër që i bëhet këtij fshati. Është gjynah. Asnjë nuk vjen këtu, bëjnë tymnajë atje në studio dhe asgjë për ne. Regjimi tjetër na bëri sakat, ky po na fut në dhe.

Një thirrje për mediat, të mos bëhen me pushtetin. Kemi një vit që protestojmë. I kemi bërë thirrje shtetit dhe institucioneve,” u shpreh një nga banorët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit