Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të flamurit izraelit në fasadën e goditës së Universitetit të Politeknikut në Tiranë.
Në mbishkrim Rama shpreh solidaritetin me popullin izraelit duke thënë se mendimet dhe lutjet shkojnë për familjet e viktimave të sulmit.
“Shqipëria qëndron me IZRAELIN
Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e viktimave të sulmit mizor terrorist dhe të njerëzve të pafajshëm të marrë peng nga terroristët,” shkruan Rama në Facebook.