Në lidhje me protestën e paralajmëruar nga studentët e Mjekësisë ka reaguar ish-kryeminsitri, Sali Berisha.
Për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” Berisha u ka bërë thirrje studentëve dhe pedagogëve që t’u bashkohen protestave.
“Studentët e mjekësisë vazhdojnë protestën!
Ata do të mblidhen ditën e hënë më datë 9 Tetor, në orën 9:00, tek “Godina e Kuqe”, për të bojkotuar dhe protestuar sërish.
U bëj thirrje studentëve, pedagogëve të universiteteve dhe gjimnazistëve, të solidarizohen me kauzën e tyre të drejtë!,” shkruan Berisha.