Policia e Shtetit ka zbuluar disa prej emrave të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës, në kuadër të operacionit “Flakë në det”
Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për shtyp, bëri me dije se masa “arrest me burg” është lëshuar për shtetasit; Gëzim Çela, Arben Dalipaj, Roland Guzo si dhe Dritan Meta, shef i policisë Laç.
Ekzekutimi i masës në fjalë, është bërë vetëm për efektivin Meta, ndërsa personat e tjerë janë jashtë vendit siç njoftoi Rrumbullaku.