-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga ish-oficer në baron droge, kush është Gëzim Çela që “dërgoi” SPAK-un në Fushë Kuqe

Kryesoret

Pasditen e sotme policia dhe SPAK kanë zhvilluar një operacion të madh në disa qytete, ndërsa raportohet se rrethuan edhe banesën e “baronit” të drogës në Fushë Kuqe, Gëzim Çela.

Ish-oficer i Forcave Speciale të Policisë, konsiderohet si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë.

Çela dyshohet se përdorte vilën e tij në Fushë Kuqe për trafik droge. Pikërisht aty, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë kohë më parë.

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo e Kosovës shkatërruan një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drejt Europës Perëndimore, duke përdorur edhe territorin e Shqipërisë.

Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa. Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.

Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Celës në Fushë Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës.

Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për të ka një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni “Flakë në det”, Rrumbullaku: Personat në kërkim janë jashtë Shqipërisë

Operacion i madh në disa qytete, 15 urdhër-arreste, arrestohet shefi i komisariatit të Kurbinit

SPAK jep urdhrin për aksion! Arrestohet shefi i komisariatit

SPAK zbarkon në Fushë Kuqe, rrethohet banesa dhe lokali i Gëzim Çelës

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit