-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Robert F. Kennedy Jr. do të kandidojë për president si i pavarur në SHBA

Kryesoret

Avokati për çështjet e mjedisit dhe aktivisti kundër vaksinave Robert F. Kennedy Jr. tha të hënën se do të kandidojë për president si i pavarur, duke hequr dorë kështu nga kandidimi fillestar si demokrat dhe duke i shtuar një tjetër element garës elektorale që duket se do të sjellë një përballje mes Presidentit Joe Biden dhe ish-Presidentit Donald Trump.

Kennedy, pjesëtar i një prej familjeve demokrate më të mirënjohura në politikë, pati filluar kandidimin për zgjedhjet paraprake ndërkohë që duket se ka gjetur mbështetje më të mirë në radhët e votuesve republikanë, se sa ndër demokratët.

Nuk është e qartë se si do të reflektohej kjo mbështetje nga republikanët gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, kur Kennedy do të kandidonte edhe përballë ish-Presidentit Trump.

Aleatët e Presidentit Biden dhe të ish-Presidentit Trump kanë ngritur shpesh pikëpyetjen nëse kandidimi i Kennedy do të shërbente për një ulje të mbështetjes ndaj kandidatit të tyre.

Aleatët e Presidentit Biden e kanë konsideruar deri më tani si jo serioze fushatën e zotit Kennedy për zgjedhjet paraprake.

Njoftimi i së hënës vjen më pak se një javë pasi aktivisti progresiv Cornel West braktisi kandidimin si përfaqësues i Partisë së Blertë, për të filluar kandidimin si i pavarur. Gjithashtu një grup i qendrës, i quajtur si “No Labels”, po bën përpjekje për të patur një kandidat për president, emri i të cilit nuk është bërë ende i ditur.

Kennedy akuzoi prej disa javësh Komitetin Kombëtar Demokrat për manipulim të zgjedhjeve në dëm të tij dhe kërcënoi se mund t’i duhet të marrë në konsideratë alternativa të tjera.

Elementë të së djathtës së skajshme dhe kundër vaksinave, që mbështesin Kennedy, kanë dërguar sinjale të forta nëpërmjet mediave sociale duke sugjeruar se ai duhej të largohej nga Partia Demokrate./VOA

Artikulli i plotë këtu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit