-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tokë dhe apartamente/ SPAK i merr pasurinë gjyqtarit që iku nga frika e vettingut

Kryesoret

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë të SPAK-ut vendosi konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të Guxim Zenelajt, ish-gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Janë konfiskuar, tre apartamente të vendosur në zonën e Shëngjinit, një dynym tokë në Porto Palermo, një dyqan dhe dy bodrume. Nga hetimet e deritanishme të SPAK rezulton se Zenelaj nuk justifikon pasurinë. Guxim Zenelaj dha dorëheqjen nga drejtësia verën e vitit 2017, sapo i përfundoi mandati në Gjykatën e Lartë duke iu shmangur vettingut.

Pasuritë e konfiskuara;

  1. Pasuria me nr. 674, zk.1952, Tokë në Porto Palermo, Himarë- Vlorë, me sipërfaqe 1000 m²;
  2. Pasuri e ndodhur, në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B9, vol.29, faqe 163, bodrum me sipërfaqe 16 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  3. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-B10, vol.29, faqe 164, bodrum me sipërfaqe 15 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  4. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670-N1, vol.29, faqe 186, njësi me sipërfaqe 218.06 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  5. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-10, vol.29, faqe 196, apartament me sipërfaqe 60.36 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  6. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-18, vol.29, faqe 204, apartament me sipërfaqe 67.35 m2, në Ishull-Shëngjin Lezhë;
  7. Pasuri e ndodhur në ZK.1987, me numër pasurie 3/670+1-55, vol.29, faqe 241, apartament me sipërfaqe 51.35 m2 në Ishull-Shëngjin Lezhë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit