Në datë 12 Tetor, kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi që është një nga iniciuesit të rezolutës për Kosovën nuk do të jetë në parlament kur të diskutohet për shkak se është përjashtuar për incidentet e javës së kaluar. Sot pas mbledhjes së grupit të deputetëve njoftoi se rezoluta e propozuar nga PS nuk do të votohet pasi nuk ka konsensus mes palëve për të dalë me një të përbashkët.
“Ne nuk e votojmë rezolutën e PS-së. Rezoluta e PS-së nuk e mbështet Kosovën. Kolegët e PS-së të heqin dorë nga konfirmimi i qëndrimit të Serbisë dhe të gjithë të mbështesim Kosovën në këtë betejë, apo çështje të vështirë që ka përpara.Sa herë Rama përgatitet për të ardhur në parlament përjashtohen një pjesë e deputetëve të opozitës. ” tha ai.
Një koment për faktin që Lulzim Basha dje e përjashtoi nga PD-ja e tij? “Komenti im është një e qeshur. Merreni pak me të qeshur aktet jo serioze, të kolegut Lulzim Basha. Do të zhvendosë vëmendjen. Nëse ky vendim e ndihmon që dy katet e kullës t’i mbajë në xhep dhe të mos i shohë askush le t’i mbajë, por letrat janë aty.
Shqiptarët po shohin kush është në aleancë me kullat. Do të dalë blof, pasi Basha është përjashtuar nga PD me vullnetin e shumicës dërrmuese të anëtarëve të partisë. Nuk ka përjashtim më të rëndë për një anëtar, ish-kandidat për kryeministër sesa të shpallin non grata anëtarët e partisë tënde” tha ai.
I pyetur nëse është kundër koalicionit me Partinë e Lirisë, Bardhi tha se “unë nuk vendos asnjë kusht që secili faktor opozitar të bëhet bashkë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës. Unë gjithë karrierën time në PD kamë pasur vetëm interesin e PD-së dhe demokratëve” tha ai.
Krisje me Metën? Berisha: Asnjë! Ne kemi rezolutën tonë për Kosovën