-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krisje me Metën? Berisha: Asnjë! Ne kemi rezolutën tonë për Kosovën

Kryesoret

Në datë 12 Tetor deputetët do të diskutojnë dhe miratojnë në parlament një rezolutë për Kosovën ku dënojnë sulmin në Banjskë. Por vështirë se do të arrihet në një draft të përbashkët. Këtë e paralajmëroi Sali Berisha pas mbledhjes me deputetët.

Teksti për rezolutën që është përgatitur është shumë i mirë. Shumica nuk pajtohet me problemin që duhet dënuar Serbia për atë që ndodhi në Kosovë.

Por nëse kjo nuk pranohet parlamenti mund të quhet më mirë, parlamenti i Bjellorusisë, apo republike vasale të Rusisë. Ne kemi rezolutën tonë.

Do ua paraqesim shqiptarëve. Rezoluta që paraqet grupi i PD-së është në përputhje të plotë me qëndrimet e parlamentit të Kosovës dhe miqve të Kosovës.

Urojmë dhe shpresojmë që të mos mbeten skllevër të Vucicit, që Edi Rama nuk ia përmend dot emrin atij. Urojmë të votohet rezoluta jonë ose të gjejmë një të përbashkët” tha ai.

Një mesazh kishte edhe për Lulzim Bashën që dje përjashtoi Gazment Bardhin nga PD-ja e tij. “Lulzim Brava lexon vetëm fletushkat e Taulant Ballës. Nuk ka asnjë vlerë, është një i keqpërdorur, por gradualisht gjërat po kthjellohen rreth një personi që është i marrë peng” tha ai.

I pyetur nëse ka një krisje me Ilir Metën, Berisha e mohoi. “Asnjë krisje, ai ka treguar vendosmërinë e tij për betejën politike dhe e përshëndes” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit