Në muajin korrik të këtij viti, gjatë një koncerti në Shkodër, Luizi ofendoi rëndë ish-banoren e Big Brother, Dea Mishel.
Gjatë koncertit të tij, Luizi i dedikoi një këngë Dea Mishel, për shkak se ajo ishte shprehur se Shkodra ishte provincë, teksti i së cilës për hir të së vërtetës nuk ishte edhe aq i hijshëm.
Në atë kohë, Dea Mishel, reagoi ashpër, duke u shprehur se është turp që një burrë 40-vjec ta shajë nga familja për një lojë.
Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, Dea Mishel është shprehur se nuk ka asnjë komunikim me Luizin.
Gazetari: Me Luizin si i ke patur marrëdhëniet?
Dea Mishel: Nuk kam patur skena për të xhiruar me atë. Plus që xhirimet ndodhën pak kohë pasi në patëm atë përplasjen, ku në një nga koncertet e tij, më kishte sharë nga familja, kështu që nuk është se i kam folur.
Gazetari: Do i flasësh sonte Luizit?
Dea Mishel: Jo. Si mund t’i flasësh dikujt që të ofendon në atë lloj mënyre?
Gazetari: Po nuk keni patur mundësi ta komunikoni me njëri-tjetrin?
Dea Mishel: Kemi patur mundësi komunikimi por më tha prap dicka shumë të keqe.
Gazetari: Që ishte?
Dea Mishel: Unë të shaj prap po të dua. Kështu që nuk i flas më kurrë atij njeriu.
@topchanneltvalbania “Unë nuk i flas atij njeriu”/ Edhe në premierë Deamishel refuzon komunikimin me Luizin #shqiperialive #topchannel #fyp #show #tv #topchannelalbania #foryoupage #foryou









