Mbrëmjen e djeshme një vajzë e re italiane u shpall e zhdukur pas humbjes së kontakteve me familjen.
Nëna e vajzës, Arianna Lombardo Moderini Meriggi njoftoi se Olga ishte me pushime në Tiranë dhe po qëndronte në zonën e Astirit.
Ndërkohë ditën e sotme u njoftua se vajza është gjetur. Lajmin e ka konfirmuar për mes një postimi nëna italiane.
“Olga u gjet. Falënderojmë të gjithë nga zemra për ndihmën e tyre të paçmuar. Falë aksioneve tuaja arritëm te njerëzit e Tiranës dhe gjetëm Olly.” shkruante ajo.